Zgjidhjae problemit
Pajisja juaj bëhet shumë e nxehtë në prekje
Kur përdorni aplikacione që kërkojnë më shumë energji ose përdorni aplikacione në pajisjen tuaj për një periudhë të gjatë kohe, pajisja juaj mund të nxehet në prekje. Kjo është normale dhe nuk ndikon në jetëgjatësinë ose ecurinë e pajisjes tuaj.
Mesazhe gabimi shfaqen kur hapet kamera
Pajisja juaj duhet të ketë memorie dhe bateri të mjaftueshme për të përdorur aplikacionin e kamerës. Nëse merrni mesazhe gabimi kur hapni kamerën, provoni të mëposhtmet:
•Karikojeni baterinë ose ndërrojeni me një bateri që është karikuar plotësisht.
•Lironi memorie duke transferuar skedarët në një kompjuter ose duke i fshirë ata nga pajisja.
•Rindizeni pajisjen. Nëse përsëri keni probleme me aplikacionin e kamerës edhe pasi keni provuar këto këshilla, kontaktoni me një Qendër Shërbimi Samsung.
Cilësia e fotografisë është më e dobët se pamja
•Cilësia e fotografive tuaja mund të ndryshojë, në varësi të ambientit dhe teknikave të fotografisë që përdorni.
•Nëse bëni fotografi në vende të errëta, natën ose brenda, mund të ndodhë zhurmë imazhi ose imazhet mund të jenë pa fokus.
Mesazhe gabimi shfaqen kur hapni dosje multimediale
Nëse merrni mesazhe gabimi ose skedarët multimedialë nuk luhen kur i hapni në pajisjen tuaj, provoni të mëposhtmet:
•Lironi memorie duke transferuar skedarët në një kompjuter ose duke i fshirë ata nga pajisja.
•Sigurohuni që skedari i muzikës nuk është i mbrojtur nga Digital Rights Management (DRM). Nëse skedari është i mbrojtur nga DRM, sigurohuni që keni licencën e duhur ose çelësin për të luajtur skedarin.
•Sigurohuni që formatet e skedarëve të mbështeten nga pajisja. Nëse një format skedari nuk mbështetet, si për shembull DivX ose AC3, instaloni një aplikacion që e mbështet. Për të konfirmuar formatet e skedarëve që mbështet pajisja juaj, vizitoni www.samsung.com.
207