
Mbrojtja
Regjimi i urgjencës
Rreth regjimit të urgjencës
Përdoreni këtë regjim për të zgjatur kohën e pritjes të pajisjes kur jeni në një situatë emergjence. Kur aktivizohet ky regjim, ndriçimi i ekranit ulet dhe konsumi i baterisë ulet duke kufizuar disa veçori. Gjithashtu mund të ndizni blicin, alarmet me tinguj dhe të dërgoni informacione të vendndodhjes te të tjerë me një mesazh.
Aktivizimi i regjimit të urgjencës
Shtypni dhe mbani shtypur butonin Energji dhe pastaj shtypni Regjimi i urgjencës. Ose ndryshe, në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet →Ndihma e sigurisë →Regjimi i urgjencës dhe pastaj tërhiqeni çelësin Regjimi i urgjencës në të djathtë.
Mund t'ju vendosen tarifa shtesë për dërgimin e mesazheve ose për përdorimin e rrjetit celular.
125