Veçoritë me zë
Këshilla për njohje më të mirë të zërit:
•Flisni qartë.
•Flisni në vende të qeta.
•Mos përdorni gjuhë fyese ose fjalë të pista.
•Shmangni të folurit me thekse dialektore.
Pajisja mund të mos i njohë komandat tuaja ose të kryejë komanda të padëshiruara në varësi të ambientit ku jeni ose mënyrës si flisni.
Zgjimi i S Voice në regjimin e pritjes
Nëse S Voice nuk përdoret për një periudhë të caktuar, ai kalon automatikisht në metodën në pritje.
Shtypni ikonën e mikrofonit ose thoni “Hi Galaxy” në pajisje për të vazhduar njohjen e zërit.
Ndryshimi i komandës të zgjimit
Mund ta ndryshoni komandën e zgjimit nga “Hi Galaxy”. Komanda e zgjimit përdoret për të hapur S Voice kur pajisja është në regjim gatishmërie.
Shtypni →Cilësimet →Zgjimi me zë →Cilëso komandën e zgjimit.
Çaktivizimi i reagimit me zë
Shtypni →Disable Voice feedback. Pajisja ndalon dhënien e reagimit me zë kur thoni komanda.
Korrigjimi i komandave të padëshiruara me zë
Mund t'i ndryshoni komandat me zë nëse pajisja nuk i njeh mirë ato.
Për të korrigjuar një komandë me zë, shtypni flluskën e fundit të të folurit që përmban tekstin e folur dhe ndryshojeni tekstin me tastierë.
106