Cilësimet
Vendndodhja
Ndryshoni cilësimet për lejet e informacioneve të vendndodhjes.
Në ekranin Cilësimet, shtypni Location dhe tërhiqeni çelësin Location në të djathtë.
•Regjimi: Zgjidhni një regjim për të mbledhur të dhënat e vendndodhjes.
•Kërkesat e fundit të vendndodhjes: Shikoni cili aplikacion kërkon informacionet e vendndodhjes tuaj dhe përdorimin e tyre të baterisë.
•Shërbimet e vendndodhjes: Shikoni shërbimet e vendndodhjes që po përdor pajisja juaj.
•Vendet e mia: Përgatitni profilet që do të përdoren për vendndodhje të caktuara kur përdorni veçori GPS,
Më shumë rrjete
Personalizoni cilësimet për të kontrolluar rrjetet.
Në ekranin Cilësimet, shtypni More networks.
Aplikacioni i parazgjedhur i mesazheve
Zgjidhni aplikacionin e parazgjedhur për ta përdorur për mesazhet.
Rrjetet celulare
•Të dhënat celulare: Vendoseni pajisjen që të përdorë lidhjet e të dhënave celulare në çdo rrjet celular.
•Të dhënat në roaming: Vendoseni pajisjen të përdorë lidhjet e të dhënave celulare kur jeni në roaming.
•Emrat e Pikave të Aksesit: Vendosni emrat e pikave të aksesit
•Regjimi i rrjetit: Zgjidhni një lloj rrjeti.
•Operatorët e rrjetit: Kërkoni për rrjetet e disponueshme dhe zgjidhni një rrjet për roaming.
VPN
Konfiguroni dhe lidhuni me rrjete private virtuale (VPN).
166