Menaxheri i pajisjes dhe i të dhënave

Përmirësimi i pajisjes

Pajisja mund të përmirësohet në versionin më të fundit.

Përmirësimi në ajër

Pajisja mund të përmirësohet direkt në softuerin më të fundit me anë të shërbimit firmware over- the-air (FOTA).

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Settings About device Software updates Update now.

Përmirësimi me Samsung Kies

Shkarkoni Samsung Kies më të fundit nga faqja e internetit të Samsung. Hapni Samsung Kies dhe lidheni pajisjen me kompjuterin. Samsung Kies njeh automatikisht pajisjen dhe tregon përditësimet e disponueshme në një kuti dialoguese, nëse ka. Klikoni butonin Update në kutinë dialoguese për të filluar përmirësimin. Referojuni ndihmës të Samsung Kies për hollësira se si të përmirësoni.

Mos e fikni kompjuterin ose shkëputni kabllon USB ndërkohë që pajisja është duke u

përmirësuar.

Ndërkohë që përmirësoni pajisjen, mos lidhni pajisje të tjera mediatike me kompjuterin. Nëse veproni kështu kjo mund të interferojë me procesin e përmirësimit.

159

Page 159
Image 159
Samsung SM-G900FZWASEE, SM2G900FZKAMSR Menaxheri i pajisjes dhe i të dhënave, Përmirësimi i pajisjes, Përmirësimi në ajër