Cilësimet
Skaneri i Gishtit
Regjistroni shenjat tuaja të gishtave në pajisje për ta siguruar pajisjen ose për të hyrë në llogarinë tuaj në Samsung.
Në ekranin Cilësimet, shtypni Skaneri i gishtave.
•Menaxheri i shenjave të gishtave: Regjistroni ose fshini informacione të shenjave të gishtave.
•Change backup password: Ndryshoni fjalëkalimin alternativ për ta përdorur nëse pajisja nuk njeh shenjën e gishtave.
•Kyçja e ekranit: Vendosni një metodë hapjeje dhe një fjalëkalim alternativ.
•Verif. llogarinë Samsung: Vendoseni pajisjen që të verifikojë llogarinë tuaj Samsung me shenjat e gishtave.
•Pay with PayPal: Vendoseni pajisjen që të verifikojë llogarinë tuaj PayPal dhe të autorizojë blerjet duke përdorur shenjat tuaja të gishtave.
Kjo veçori mund të mos jetë e disponueshme në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
LËVIZJE
Lëvizjet dhe gjestet
Aktivizoni veçorinë e njohjes të lëvizjeve dhe ndryshoni cilësimet që kontrollojnë njohjen e lëvizjeve në pajisjen tuaj.
Në ekranin Cilësimet, shtypni Motions and gestures.
•Air browse: Lëvizeni dorën majtas ose djathtas nëpër sensor për të shfletuar imazhet, faqet e internetit ose këngët.
•Thirrje direkte: Vendoseni pajisjen që të bëjë një thirrje zanore duke ngritur dhe mbajtur pajisjen pranë veshit ndërsa shikoni të dhënat e thirrjes, mesazhit ose kontaktit.
•Sinjalizimi inteligjent: Vendoseni pajisjen që t'ju lajmërojë nëse keni thirrje të humbura ose mesazhe të reja kur ngrini pajisjen.
•Mute/Pause: Vendoseni pajisjen që të heshtë thirrjet hyrëse ose alarmet, ose të ndalojë luajtjen e medias duke përdorur lëvizjet e pëllëmbës ose duke parë larg nga ekrani.
•Rrëshqitje me pëllëmbë për kapje: Caktojeni për të shkrepur një foto të ekranit kur rrëshqisni dorën majtas ose djathtas përgjatë ekranit.
173