Shërbimet
Kronometri
Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Ora →Kronometri.
Shtypni START për të matur një ngjarje. Shtypni LAP për të regjistruar kohët e xhiros. Shtypni STOP për të ndaluar kohëmatjen. Për të pastruar kohët e xhirove, shtypni RESET.
Kohëmatësi
Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Ora →Kohëmatësi.
Vendosni kohëzgjatjen, dhe pastaj shtypni START.
Tërhiqeni jashtë rrethit të madh kur kohëmatësi mbaron.
Drive
Përdoreni këtë aplikacion për të hapur skedarët e ruajtur në shërbimin e ruajtjes Google Drive. Mund t'i ruani të gjithë skedarët tuaj në një vend, t'i hapni ato nga kudo dhe t'i ndani me të tjerë.
Shtypni Drive në ekranin e Aplikacioneve.
Ky aplikacion mund të mos jetë i disponueshëm në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
Dropbox
Përdoreni këtë aplikacion për të ruajtur dhe ndarë dosjet me të tjerët me anë të ruajtjes në re kompjuterike të Dropbox. Kur i ruani dosjet në Dropbox, pajisja sinkronizohet automatikisht me serverin në rrjet dhe me çdo pajisje tjetër ku është instaluar
1
2
Ky aplikacion mund të mos jetë i disponueshëm në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
Shtypni Dropbox në ekranin e Aplikacioneve.
Hyni në llogarinë tuaj Dropbox. Nëse nuk e keni, mund ta krijoni një llogari Dropbox.
135