Aksesibiliteti

Rrregullimi i ngjyrave

Përdoreni këtë veçori për të rregulluar si shfaqen ngjyrat mbi ekran nëse keni vështirësi në dallimin e ngjyrave. Pajisja ndryshon ngjyrat në ngjyra më të dallueshme.

1

2

3

4

5

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Mundësi hyrje Shikimi Rregullimi i ngjyrës.

Tërhiqeni çelësin Rregullimi i ngjyrës në të djathtë.

Shtypni START.

Rregullojini pllakat me ngjyra sipas rendit të ngjashmërisë, duke filluar nga ngjyra bazë.

Kur të keni mbaruar rregullimin e ngjyrave, shtypni DONE.

Nëse mund t'i dalloni ngjyrat, nuk kërkohet më rregullim.

6

7

Nëse ngjyrat nuk mund të dallohen, shtypni Kamera ose Imazh.

Tërhiqeni shufrën e rregullimit të ngjyrave në të majtë ose në të djathtë dhe shtypni DONE. Për të rregulluar përsëri ngjyrat, shtypni Ripërshtat ngjyrën.

Vendosja e njoftimit të blicit

Vendoseni blicin që të pulsojë kur keni thirrje hyrëse, mesazhe ose njoftime të reja.

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Mundësi hyrje Dëgjimi dhe pastaj zgjidhni Njoftimet pulsuese.

Mbyllja e të gjithë tingujve

Vendoseni pajisjen që të heshtë të gjithë tingujt e pajisjes, si për shembull tingujt mediatikë, përfshirë zërin e telefonuesit gjatë një telefonate.

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Mundësi hyrje Dëgjimi dhe pastaj zgjidhni Fik të gjithë tingujt.

196