Cilësimet

LIDHU DHE NDAJ

NFC

Aktivizoni funksionin NFC për të lexuar ose shkruar etiketat NFC që përmbajnë informacion. Në ekranin Cilësimet, shtypni NFC dhe pastaj tërhiqeni çelësin NFC në të djathtë.

Android Beam: Ndizeni veçorinë Android Beam për të dërguar të dhëna, si faqe interneti dhe kontakte, në pajisje me NFC të aktivizuar.

S Beam: Aktivizoni veçorinë S Beam për të dërguar të dhëna, si video, figura dhe dokumente në pajisje që mbështetin NFC dhe Wi-Fi Direct.

Shtyp dhe paguaj: Vendosni aplikacionin e parazgjedhur të pagesës për pagesat celulare.

Lista e shërbimeve të pagesës mund të mos përfshijë të gjitha aplikacionet e disponueshme për pagesa.

Pajisjet pranë

Ndryshoni cilësimet për ndarjen e materialeve kur e lidhni pajisjen me pajisjet pranë.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Pajisjet në afërsi, dhe pastaj tërhiqeni çelësin Pajisjet në afërsi në të djathtë.

Emri i pajisjes: Shikoni emrin e serverit mediatik për pajisjen tuaj.

Content to share: Vendoseni pajisjen që të ndajë përmbajtjet tuaja me pajisje të tjera.

Pajisjet e lejuara: Shikoni listën e pajisjeve që mund të hyjnë në pajisjen tuaj.

Denied devices: Shikoni listën e pajisjeve që janë bllokuar të mos përdorin pajisjen tuaj.

Shkarko në: Zgjidhni një vend memorieje për ruajtjen e dosjeve media.

Receive files from other devices: Vendoseni pajisjen që të pranojë ngarkime nga pajisje të tjera.

Printimi

Konfiguroni cilësimet për shtesat e printerit të instaluar në pajisje. Mund të kërkoni printerët e disponueshëm ose të shtoni manualisht një për të printuar përmes Wi-Fi ose shërbimeve të resë kompjuterike.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Printing.

167