Cilësimet

Enkripto pajisjen: Vendosni një fjalëkalim për të enkriptuar të dhënat e ruajtura në pajisje. Duhet të fusni fjalëkalimin çdo herë që ndizni pajisjen.

Ngarkoni baterinë përpara se të aktivizoni këtë cilësim, sepse mund të marrë më shumë se një orë për të enkriptuar të dhënat tuaja.

Enkripto kartën e jashtme SD: Vendoseni pajisjen që të enkriptojë të gjitha dosjet në një kartë memorie.

Nëse e rivendosni pajisjen në vlerat fillestare nga fabrika me këtë cilësim të aktivizuar, pajisja nuk do të mund t'i lexojë skedarët tuaj të enkriptuar. Çaktivizoni këtë cilësim përpara se të rivendosni pajisjen.

Kontrollet nga larg: Vendoseni pajisjen që të lejojë kontrollin nga larg të pajisjes tuaj të humbur ose të vjedhur me anë të internetit. Për të përdorur këtë veçori, duhet të hyni në llogarinë tuaj Samsung.

Lajmërim i ndërrimit të SIM: Aktivizoni ose çaktivizoni veçorinë Gjej celularin tim e cila ndihmon të gjeni pajisjen kur është vjedhur ose ka humbur.

Shko te faqja e internetit: Hapni faqen e internetit Gjej celularin tim

(findmymobile.samsung.com). Mund të gjurmoni dhe të kontrolloni pajisjen tuaj të vjedhur ose të humbur në faqen e internetit Gjej celularin tim.

Kyçi i riaktivizimit: Vendoseni pajisjen që të kërkojë llogarinë tuaj Samsung pasi pajisja të jetë rivendosur për të mos lejuar të tjerët që ta riaktivizojnë pajisjen.

Vendosni kyçjen e kartës SIM:

Kyç kartën SIM: Aktivizoni ose çaktivizoni veçorinë e kyçjes PIN për të kërkuar kodin PIN para se të përdorni pajisjen.

Ndryshoni PIN-in e SIM-it: Ndryshoni PIN-in e përdorur për të përdorur të dhënat e SIM ose USIM.

Bëji fjalëkalimet të dukshme: Vendoseni pajisjen që të shfaqë fjalëkalimet ashtu siç shkruhen.

Përditësimet e rregulloreve të sigurisë: Vendoseni pajisjen që të kontrollojë dhe shkarkojë përditësime sigurie.

Dërgo raporte sigurie: Vendoseni pajisjen që t'i dërgojë automatikisht Samsung raportet e përditësuara të sigurisë.

Lloji i ruajtjes: Vendosni një lloj ruajtjeje për skedarët kredencialë.

Kredencialet e besuara: Përdorni certifikatat dhe kredencialet për të siguruar përdorimin e sigurt të aplikacioneve të ndryshme.

180