Lëvizjet dhe veçoritë e përdorimit

Veprim me një dorë

Mund të kaloni në regjimin e përdorimit me një dorë për ta përdorur me lehtësi pajisjen me një dorë.

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Veprim me një dorë, dhe pastaj tërhiqeni çelësin Veprim me një dorë në të djathtë.

Për të kaluar në regjimin e përdorimit me një dorë, mbajeni pajisjen me një dorë. Pastaj, tërhiqeni shpejt gishtin e madh nga skaji i ekranit drejt mesit të ekranit dhe përsëri prapa.

Zmadhoni ose zvogëloni madhësinë e ekranit.

Hapni menunë anësore dhe hapni aplikacionet e preferuara.

Kthehuni në pamjen e ekranit të plotë.

Hapni menunë anësore dhe hapni kontaktet e preferuara.

Kthehuni në Ekranin fillestar.

Rregulloni volumin.

Kthehuni në ekranin e mëparshëm.

Hapni listën e aplikacioneve më të fundit.

59