Bazat

Përdorimi i veçorisë të kursimit të energjisë

Metoda e kursimit të energjisë

Kurseni energjinë duke kufizuar funksionet e pajisjes.

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Kursim energjie Regjimi kursim energjie dhe pastaj tërhiqeni çelësin Profili kursim energjie në të djathtë. Ose ndryshe, hapni panelin e cilësimeve të shpejta dhe shtypni Kursim energjie për ta aktivizuar.

Zgjidhni nga opsionet e mëposhtme:

Kufizo internetin në sfond: Mos i lejoni aplikacionet që punojnë në sfond të përdorin lidhjen e internetit celular.

Blloko performancën: Kufizon opsione të ndryshme, si për shembull mbyll aplikacionet e Fundit dhe dritën e butonave Prapa.

Regjimi i shkallës gri: Tregon ngjyrat e ekranit si tone gri.

Metoda e ultra kursimit të energjisë

Përdoreni këtë regjim për të shtuar kohën e energjisë të baterisë të pajisjes. Në regjimin e kursimit ultra të energjisë pajisja bën të mëposhtmet:

I tregon ngjyrat në ekran si tone gri.

Kufizon aplikacionet e disponueshme vetëm në aplikacionet thelbësore dhe të zgjedhura.

Çaktivizon lidhjen e të dhënave celulare kur ekrani është i mbyllur.

Çaktivizon veçoritë Wi-Fi dhe Bluetooth.

36