Lëvizjet dhe veçoritë e përdorimit

Air view

Përdoreni këtë veçori për të kryer funksione të ndryshme ndërsa gishti po luhatet mbi ekran. Tregoni me gisht ekranin për të parë materiale ose për të parë informacione në një dritare kërcyese.

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Pamja ajrore dhe pastaj tërhiqeni çelësin Pamja ajrore në të djathtë.

Multi dritare

Rreth Dritares së shumëfishtë

Përdoreni këtë veçori për të hapur në ekran dy aplikacione njëkohësisht. Mund ta përdorni këtë veçori për të parë emaile ose për të përdorur internetin ndërsa luani një video njëkohësisht.

Hapja e Dritares së shumëfishtë

1

2

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Dritare shumëfish dhe pastaj tërhiqeni çelësin Dritare shumëfish në të djathtë. Ose ndryshe, hapni panelin e cilësimeve të shpejta dhe shtypni Dritarja e shumëfishtë për ta aktivizuar.

Shtypni dhe mbani shtypur për të hapur sirtarin e Multi dritares.

54