Bazat

Aktivizimi i aplikacioneve

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Show disabled apps, zgjidhni aplikacionet dhe pastaj shtypni DONE.

Ose ndryshe, në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Settings Menaxheri i aplikacioneve, rrëshqitni në DISABLED, zgjidhni një aplikacion dhe pastaj shtypni ENABLE.

Fshehja e aplikacioneve: Fshihni aplikacionet vetëm nga ekrani i Aplikacioneve. Mund të vazhdoni t'i përdorni aplikacionet e fshehura.

Çaktivizimi i aplikacioneve: Çaktivizoni aplikacionet standarde të zgjedhura që nuk mund të çinstalohen nga pajisja. Nuk mund t'i përdorni aplikacionet e çaktivizuara.

Çinstalimi i aplikacioneve: Çinstaloni aplikacionet e shkarkuara.

Formimi i tekstit

Shfaqet automatikisht një tastierë kur formoni tekst për të dërguar mesazhe, për të krijuar përkujtues dhe më shumë.

Formimi i tekstit nuk mbështetet në disa gjuhë. Për të futur tekstin, duhet të ndryshoni gjuhën e shkrimit në një nga gjuhët e mbështetura.

Vendosni opsionet për tastierën Samsung.

Ktheni në kapitale. Për të gjitha shkronjat kapitale, shtypeni dy

herë.

Vendosni shenjat e pikësimit.

Fjalët kyçe të sugjeruara

Fshini një karakter paraardhës.

Kaloni në rreshtin tjetër.

Formoni një hapësirë.

Vendosja e gjuhëve të hyrjes

Shtypni Përzgjidh gjuhët e hyrjes dhe pastaj zgjidhni gjuhët për t'u përdorur. Nëse zgjidhni dy ose më shumë gjuhë, mund të ndryshoni gjuhët duke lëvizur butonin e hapësirës majtas ose djathtas.

33