Bazat

Hapja e aplikacioneve

Në ekranin Fillestar ose në ekranin e Aplikacioneve, zgjidhni një ikonë aplikacioni për ta hapur.

Për të hapur listën e aplikacioneve të përdorura së fundi, shtypni dhe zgjidhni një ikonë aplikacioni për ta hapur.

Mbyllja e një aplikacioni

Shtypni , dhe pastaj shtypni END pas një aplikacioni për ta mbyllur. Për të mbyllur të gjithë aplikacionet e hapura, shtypni END ALL. Ose ndryshe, shtypni .

Instalimi ose çinstalimi i aplikacioneve

Aplikacionet Samsung GALAXY

Përdoreni këtë aplikacion për të blerë dhe shkarkuar aplikacione të dedikuara për Samsung. Shtypni GALAXY Apps në ekranin e Aplikacioneve.

Ky aplikacion mund të mos jetë i disponueshëm në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.

Instalimi i aplikacioneve

Shfletoni aplikacionet sipas kategorisë ose shtypni për të kërkuar me një fjalë kyçe.

Zgjidhni një aplikacion për të parë informacione rreth tij. Për të shkarkuar aplikacione falas, shtypni Free. Për të blerë dhe shkarkuar aplikacione ku zbatohen tarifa, shtypni butonin që tregon çmimin e aplikacionit.

Si standard, pajisja përditëson automatikisht çdo aplikacion të instaluar kur është i disponueshëm një version i ri. Për të ndryshuar cilësimin standard ose për të përditësuar aplikacionet manualisht, shtypni Cilësimet Përditëso automatikisht aplikacionet dhe pastaj zgjidhni një opsion.

31