Aksesibiliteti

Formimi i karaktereve shtesë

Shtypni dhe mbani një buton mbi tastierë. Nëse ka në dispozicion karaktere të tjera me anë të butonit, shfaqet një dritare kërcyese sipër tastierës, e cila tregon karakteret. Për të zgjedhur një karakter, tërhiqeni gishtin mbi ekran derisa të dëgjoni karakterin që doni, dhe pastaj lëshojeni.

Ndryshimi i gjuhës hyrëse në tastierë

Për të shtuar gjuhët hyrëse, në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Gjuha dhe shkrimi. Pastaj, shtypni Samsung keyboard Select input languages, dhe pastaj zgjidhni gjuhët.

Për të ndryshuar gjuhën input të tastierës kur shkruani tekst, shtypni dy herë .

Modifikimi i tekstit

Përdorni menunë lokale kontekstuale për të lëvizur kursorin ose për të kopjuar dhe ngjitur tekstin.

Hapni menunë lokale kontekstuale duke rrëshqitur gishtin lart dhe pastaj djathtas mbi ekran pa e lëshuar. Shtypni dhe mbani shtypur ekranin dhe vizatoni një rreth rrotull menusë me gisht për të eksploruar menunë. Pastaj, lëshojeni gishtin kur dëgjoni Change granularity. Shtypni përsëri ekranin dhe vizatoni një rreth rrotull menusë për të eksploruar menutë. Pastaj lëshojeni gishtin kur dëgjoni njësinë e leximit që doni.

Kur modifikoni tekstin, vendoseni njësinë e leximit në fjalë ose në karaktere për lehtësinë tuaj. Në regjiminregjimin e zgjedhjes, pajisja zgjedh tekstin sipas njësisë të leximit që zgjodhët.

Tërhiqni gishtin lart, poshtë, majtas ose djathtas për të dëgjuar tekstin. Kur teksti që doni të modifikoni lexohet me zë, përdorni veprimet e mëposhtme:

Fshirja e tekstit: Shtypni butonin e fshirjes mbi tastierë.

Zgjedhja e tekstit duke përdorur regjiminregjimin e zgjedhjes: Aktivizoni regjiminregjimn e zgjedhjes për të zgjedhur dhe dëgjuar tekst. Për të aktivizuar regjiminregjimin e zgjedhjes, hapni menunë kontekstuale lokale dhe zgjidhni Cursor control Start selection mode.

Rrëshqitni majtas ose djathtas për të dëgjuar tekstin para ose pas tekstit të zgjedhur aktualisht. Për të çaktivizuar regjimin e zgjedhjes, hapni menunë lokale kontekstuale dhe zgjidhni Cursor control End selection mode.

Zgjedhja e të gjithë tekstit: Hapni menunë lokale kontekstuale dhe zgjidhni Cursor control Select all. Do të zgjidhet i gjithë teksti në dokument.

192