![](/images/backgrounds/362595/362595-032x1.png)
Bazat
Play Store
Përdoreni këtë aplikacion për të blerë dhe shkarkuar aplikacione dhe lojëra që mund të hapen në këtë pajisje.
Shtypni Play Store në ekranin e Aplikacioneve.
Ky aplikacion mund të mos jetë i disponueshëm në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
Instalimi i aplikacioneve
Shfletoni aplikacionet sipas kategorisë ose shtypni për të kërkuar me një fjalë kyçe.
Zgjidhni një aplikacion për të parë informacione rreth tij. Për të shkarkuar aplikacione falas, shtypni INSTALO. Për të blerë dhe shkarkuar aplikacione ku zbatohen tarifa, shtypni çmimin dhe ndiqni udhëzimet në ekran.
Si standard, pajisja përditëson automatikisht çdo aplikacion të instaluar kur është i disponueshëm një version i ri. Për të ndryshuar cilësimin standard ose për të përditësuar aplikacionet manualisht, shtypni →Cilësimet →Përditëso automatikisht aplikacionet dhe pastaj zgjidhni një opsion.
Shkarkimi i aplikacioneve të sugjeruara
Mund të shikoni dhe shkarkoni aplikacione të dedikuara për pajisjet Galaxy.
Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni →GALAXY Essentials. Ose, në ekranin Fillestar, shtypni
pas një aplikacioni.
Për të shkarkuar të gjitha aplikacionet në listë, shtypni Download all.
Menaxhimi i aplikacioneve
Çinstalimi ose çaktivizimi i aplikacioneve
Për të çaktivizuar aplikacionet standarde, në ekranin e Aplikacioneve, shtypni →Uninstall/ disable apps.
shfaqet në aplikacione që mund t'i çaktivizoni. Zgjidhni një aplikacion dhe shtypni DISABLE.
Për të çinstaluar aplikacionet e shkarkuara, në ekranin e Aplikacioneve, shtypni →Aplikacionet e shkarkuara →
→Çinstalo. Ose ndryshe, në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet → Menaxheri i aplikacioneve, zgjidhni një aplikacion dhe pastaj shtypni UNINSTALL.
32