Cilësimet

Instalo nga memoria e pajisjes: Instaloni certifikatat e enkriptuara të ruajtura në memorien USB.

Pastro kredencialet: Fshini përmbajtjet e kredencialeve nga pajisja dhe rivendosni fjalëkalimin.

Ndihmë

Hyni në informacionet e ndihmës për të mësuar përdorimin e pajisjes dhe aplikacioneve ose për të konfiguruar cilësime të rëndësishme.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Help.

Rreth pajisjes

Shikoni informacionet e pajisjes, modifikoni emrin e pajisjes ose përditësoni softuerët e pajisjes. Në ekranin Cilësimet, shtypni About device.

APLIKACIONET

Menaxheri i aplikacioneve

Shikoni dhe menaxhoni aplikacionet në pajisjen tuaj.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Application manager.

Aplikacionet e parazgjedhura

Zgjidhni një cilësim standard për përdorimin e aplikacioneve.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Default applications.

Cilësimet e Google

Përdoreni këtë aplikacion për të konfiguruar cilësimet për disa veçori të ofruara nga Google. Shtypni Google Settings në ekranin e Aplikacioneve.

181