Aksesibiliteti

Zmadhimi i ekranit

Përdoreni këtë veçori për të zmadhuar ekranin dhe për të zmadhuar në një pjesë të caktuar.

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Mundësi hyrje Shikimi Gjestet zmadhuese dhe pastaj tërhiqeni çelësin Gjestet zmadhuese në të djathtë.

Zmadhimi dhe zvogëlimi: Shtypni tre herë me shpejtësi ekranin për të zmadhuar mbi një zonë të caktuar. Shtypni përsëri tre herë me shpejtësi ekranin për t'u kthyer.

Eksplorimi i ekranit duke rrëshqitur: Përdorni dy gishtat për të rrëshqitur nëpër ekranin e zmadhuar.

Rregullimi i raportit të zmadhimit: Shtypni ekranin me dy gishta mbi ekranin e zmadhuar. Pastaj, hapini dy gishtat veç ose bashkojini ato për të rregulluar raportin.

Tastierat mbi ekran nuk mund të zmadhohen.

Kur është e aktivizuar kjo veçori, performanca e disa aplikacioneve, si Telefoni dhe Llogaritësja, mund të ndikohet.

Vendosja e kujtuesve të njoftimeve

Përdoreni këtë veçori për t'ju lajmëruar për njoftime që nuk i keni kontrolluar në interval.

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Mundësi hyrje Shikimi Përkujtesa e njoftimit dhe pastaj tërhiqeni çelësin Përkujtesa e njoftimit në të djathtë.

Për të vendosur një interval midis lajmërimeve, shtypni Intervali i përkujtesës.

Kthimi mbrapsht i ngjyrave të ekranit

Përdoreni këtë veçori për të përmirësuar shikueshmërinë e ekranit dhe për t'i ndihmuar përdoruesit që të njohin më me lehtësi tekstin mbi ekran. Kur aktivizohet kjo veçori, pajisja shfaq një imazh negativ që kthen mbrapsht ngjyrat mbi ekran. Kthimi mbrapsht i ngjyrave rrit kontrastin midis të bardhës dhe të zezës.

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Mundësi hyrje Shikimi dhe pastaj zgjidhni Ngjyra negative.

195