Cilësimet

Vendosja e rregullores të gjumit të Wi-Fi

Shtypni Advanced Keep Wi-Fi on during sleep.

Kur ekrani është i fikur, pajisja fik automatikisht lidhjet Wi-Fi. Kur ndodh kjo, pajisja përdor automatikisht rrjetet celulare nëse është caktuar që t'i përdorë ato. Kjo mund të shkaktojë tarifa të transferimit të të dhënave. Për të shmangur tarifat shtesë, vendoseni këtë opsion në Always.

Vendosja e njoftimit të Rrjetit

Pajisja mund t'i zbulojë rrjetet Wi-Fi të hapura dhe të shfaqë një ikonë në shufrën e statusit për të njoftuar kur është e disponueshme.

Shtypni Advanced dhe shënoni Network notification për ta aktivizuar këtë veçori.

Wi-Fi Direct

Wi-Fi Direct lidh pajisjet direkt përmes një rrjeti Wi-Fi pa kërkuar një pikë aksesi.

Shtypni Wi-Fi Direct.

Përshpejtuesi i shkarkimit

Vendoseni pajisjen që të shkarkojë njëkohësisht skedarë përmes rrjeteve Wi-Fi dhe atyre celulare.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Download booster dhe pastaj tërhiqeni çelësin Download booster në të djathtë.

Kjo veçori mund të mos mbështetet në disa pajisje.

Mund t'ju vendosen tarifa shtesë kur shkarkoni skedarë përmes rrjetit celular.

Bluetooth

Aktivizoni funksionin Bluetooth për të shkëmbyer informacion në distanca të shkurtra.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Bluetooth dhe pastaj tërhiqeni çelësin Bluetooth në të djathtë.

164