Personalizimi

Ndryshimi i metodës të kyçjes së ekranit

Mund ta ndryshoni mënyrën si e kyçni ekranin për të mos i lejuar të tjerët të përdorin informacionet tuaja personale.

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Kyç ekranin Bllokimi i ekranit dhe pastaj zgjidhni një metodë për kyçjen e ekranit. Pajisja kërkon një kod hapjeje sa herë që doni ta hapni atë.

Nëse harroni fjalëkalimin, çojeni pajisjen në një Qendër Shërbimi Samsung për ta rivendosur.

Modeli

Vizatoni një model duke lidhur katër pika ose më shumë, dhe pastaj vizatojeni modelin përsëri për ta verifikuar. Vendosni një PIN rezervë për të hapur ekranin kur harroni modelin.

Shenja e gishtit

Regjistroni shenjat tuaja të gishtave për të hapur ekranin. Shikoni Skaneri i Gishtit për detaje.

PIN

Një PIN përbëhet vetëm nga numra. Formoni të paktën katër numra dhe pastaj formojeni fjalëkalimin përsëri për ta verifikuar.

41

Page 41
Image 41
Samsung SM-G900FZBAMSR, SM2G900FZKAMSR, SM2G900FZKATSR Ndryshimi i metodës të kyçjes së ekranit, Modeli, Shenja e gishtit