Fillimi

1

2

3

Lidheni kabllon USB me përshtatësin USB të energjisë.

Hapni kapakun e xhekut shumëfunksional.

Kur përdorni një kabllo USB, futeni kabllon USB në anën e djathtë të xhekut shumëfunksional siç tregohet në figurën më poshtë.

Lidhja e karikuesit në mënyrë të gabuar mund t'i shkaktojë dëme serioze pajisjes. Çdo

dëm i shkaktuar nga keqpërdorimi nuk mbulohet nga garancia.

Sigurohuni që kapaku i pasmë dhe kapaku i xhekut shumëfunksional të jenë të mbyllur mirë për të mos lejuar që uji dhe pluhuri të hyjnë në pajisje. Kapakët e hapur ose të liruar mund të lejojnë që të hyjë ujë dhe pluhur në pajisje dhe të shkaktojnë dëme.

Bëni kujdes të mos e dëmtoni ose shkëputni kapakun e xhekut shumëfunksional. Një kapak i dëmtuar ose i pavendosur mund të bëjë që pajisja të dëmtohet nga uji.

4 Futeni përshtatësin USB të energjisë në një prizë elektrike.

Pajisja mund të përdoret ndërkohë që po karikohet, por mund të zgjasë më shumë derisa bateria të karikohet plotësisht.

Nëse pajisja merr një furnizim të paqëndrueshëm gjatë karikimit, ekrani me prekje mund të mos funksionojë. Nëse ndodh kjo, shkëputeni karikuesin nga pajisja.

Ndërkohë që karikohet, pajisja mund të nxehet. Kjo është normale dhe nuk ndikon në jetëgjatësinë ose performancën e pajisjes. Nëse bateria nxehet më shumë se zakonisht, karikuesi mund të mos karikojë më.

Nëse pajisja nuk po karikohet siç duhet, çojeni pajisjen dhe karikuesin në një Qendër Shërbimi Samsung.

16

Page 16
Image 16
Samsung SM-G900FZKAAVF, SM2G900FZKAMSR, SM2G900FZKATSR, SM-G900FZDAAVF, SM-G900FZWATOP, SM2G900FZWATOP, SM2G900FZWATSR Fillimi