Cilësimet

Sfondi

Zgjidhni një figurë sfondi për ekranin Fillestar ose ekranin e kyçur.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Wallpaper.

Ekrani i kyçur

Ndryshoni cilësimet për ekranin e kyçur.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Kyç ekranin.

Kyçja e ekranit: Aktivizoni veçorinë e kyçjes të ekranit. Opsionet e mëposhtme mund të ndryshojnë, në varësi të veçorisë të zgjedhur të për kyçjen e ekranit.

Orë dyshe: Vendoseni pajisjen që të tregojë orën dyshe.

Madhësia e orës: Ndryshoni madhësinë e orës.

Trego datën: Vendoseni pajisjen që të tregojë datën me orën.

Shkurtore e kamerës: Vendoseni pajisjen që të tregojë shkurtoren e kamerës në ekranin e kyçur.

Informacione të pronarit: Formoni informacionet që tregohen bashkë me orën.

Efekt hapjeje: Zgjidhni një efekt që shikoni kur hapni ekranin.

Additional information: Vendoseni pajisjen që të tregojë informacione në ekranin e kyçur për të treguar motin ose numrin e hapave kur e përdorni shokun e shëtitjes në S Health.

Tekst ndihme: Vendoseni pajisjen që të tregojë tekstin e ndihmës në ekranin e kyçur.

Multi dritare

Vendoseni pajisjen që të përdorë Dritaren e shumëfishtë.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Multi window, dhe tërhiqeni çelësin Multi window në të djathtë.

Hap në pamjen e dritares së shumëfishtë: Vendoseni pajisjen që të aktivizojë veçorinë Dritare e shumëfishtë kur hapni skedarë nga Skedarët e Mi ose Video. Gjithashtu, pajisja aktivizon këtë veçori kur shikoni bashkëngjitjet në mesazhe.

170