Aksesibiliteti

Ndërprerja e TalkBack

Hapni menunë globale kontekstuale duke rrëshqitur gishtin poshtë dhe pastaj djathtas mbi ekran pa e lëshuar. Kur zgjidhni Pause feedback sipër në të majtë të ekranit, TalkBack ndalon.

Kur TalkBack ndalon, ju mund ta vazhdoni duke ndezur ekranin ose me mënyra të tjera. Për të ndryshuar metodën për vazhdimin e TalkBack, në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Settings Accessibility Vision TalkBack SETTINGS Resume from suspend. Pastaj, zgjidhni një opsion.

Për të ndryshuar gjestin e shkurtores për të hapur menunë globale kontekstuale, shikoni Konfigurimi i cilësimeve për gjestet e shkurtoreve.

Përdorimi i veçorisë të navigimit të shpejtë

Me veçorinë e navigimit të shpejtë mund të përdorni menutë duke vizatuar një rreth mbi ekran pa rrëshqitur lart ose poshtë për të gjetur një artikull.

Hapni menunë globale kontekstuale duke rrëshqitur gishtin poshtë dhe pastaj djathtas mbi ekran pa e lëshuar. Shtypni dhe mbani shtypur ekranin dhe vizatoni një rreth rrotull menusë me gisht për të eksploruar menutë. Pastaj, lëshojeni gishtin kur të dëgjoni Quick navigation. Shtypni përsëri ekranin dhe vizatoni një rreth rrotull menusë me gisht për të eksploruar menutë. Pastaj, lëshojeni gishtin kur dëgjoni menunë që doni.

Shtimi dhe menaxhimi i etiketave të figurave

Mund të caktoni etiketa për imazhet mbi ekran. Pajisja i lexon me zë etiketat kur zgjidhen imazhet. Shtoni etiketa në imazhet e paetiketuara duke përdorur menunë kontekstuale lokale.

Hapni menunë lokale kontekstuale duke rrëshqitur gishtin lart dhe pastaj djathtas mbi ekran pa e lëshuar. Shtypni dhe mbani shtypur ekranin dhe vizatoni një rreth rrotull menusë me gisht për të eksploruar menutë. Kur dëgjoni menunë shto etiketë, lëshojeni gishtin për të shtuar etiketa.

Për të parë etiketat, në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Settings Accessibility Vision TalkBack SETTINGS Manage customised labels.

188