Bazat

Play Store

Përdoreni këtë aplikacion për të blerë dhe shkarkuar aplikacione dhe lojëra që mund të hapen në këtë pajisje.

Shtypni Play Store në ekranin e Aplikacioneve.

Ky aplikacion mund të mos jetë i disponueshëm në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.

Instalimi i aplikacioneve

Shfletoni aplikacionet sipas kategorisë ose shtypni për të kërkuar me një fjalë kyçe.

Zgjidhni një aplikacion për të parë informacione rreth tij. Për të shkarkuar aplikacione falas, shtypni INSTALL. Për të blerë dhe shkarkuar aplikacione ku zbatohen tarifa, shtypni çmimin dhe ndiqni udhëzimet në ekran.

Si standard, pajisja përditëson automatikisht çdo aplikacion të instaluar kur është i disponueshëm një version i ri. Për të ndryshuar cilësimin standard ose për të përditësuar aplikacionet manualisht, shtypni Settings Auto-update apps, dhe pastaj zgjidhni një opsion.

Shkarkimi i aplikacioneve të sugjeruara

Mund të shikoni dhe shkarkoni aplikacione të dedikuara për pajisjet Galaxy.

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Esenciale GALAXY. Ose, në ekranin Fillestar, shtypni widget-in GALAXY Essentials ose widget-in GALAXY Gifts dhe pastaj shtypni pas një aplikacioni.

Për të shkarkuar të gjitha aplikacionet në listë, shtypni Download all.

Menaxhimi i aplikacioneve

Çinstalimi ose çaktivizimi i aplikacioneve

Për të çaktivizuar aplikacionet standarde, në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Çinstalo/ paaftëso aplikacione. shfaqet në aplikacione që mund t'i çaktivizoni. Zgjidhni një aplikacion dhe shtypni Paaftëso.

Për të çinstaluar aplikacionet shkarkuara, në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Aplikacionet e shkarkuara Çinstalo. Ose ndryshe, në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Trajtuesi i aplikacioneve, zgjidhni një aplikacion, dhe pastaj shtypni Çinstalo.

35