Munsesi hyrje
Përdorimi i butonit Shtëpi për të hapur menutë e asistencës
Mund t'i përdorni menutë e mëposhtme të asistenës duke shtypur butonin Shtëpi tre herë me shpejtësi.
•Asistenca
•TalkBack
•Ngjyra negative
•Kontroll interaktiv
Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet →Munsesi hyrje →Akses direkt, dhe pastaj tërhiqeni çelësin Akses direkt në të djathtë. Pastaj, zgjidhni një menu asistence për ta hapur kur shtypni butonin Shtëpi tre herë me shpejtësi.
Nëse zgjidhni më shumë se një menu, pajisja shfaq një dritare kërcyese e cila pyet se cilën menu të përdorni çdo herë që shtypni butonin Shtëpi tre herë me shpejtësi. Për të mundësuar Komandimi i ndërveprimit në menutë e asistencës, aktivizoni këtë veçori. Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet →Munsesi hyrje →Shkathtësia & ndërveprimi → Komandimi i ndërveprimit, dhe pastaj tërhiqeni çelësin Komandimi i ndërveprimit në të djathtë.
TalkBack
Aktivizimi ose çaktivizimi i TalkBack
Kur aktivizoni TalkBack, pajisja lexon me zë tekstin në ekran ose veçoritë e zgjedhura. Kjo veçori është e dobishme nëse nuk mund ta shikoni ose keni vështirësi për të parë ekranin.
1
2
Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet →Munsesi hyrje →Shikimi →TalkBack.
Tërhiqeni çelësin TalkBack në të djathtë.
Për të çaktivizuar TalkBack, tërhiqeni çelësin TalkBack në të majtë.
3 Shtypni OK.
224