S Health

Rivendosja e regjistrimeve të hapave ditorë

Pajisja mbledh çdo regjistrim të hapave të çdo dite.

Për të rivendosur numrin e hapave ditorë, shtypni Ricilëso të dhënat ditore OK.

Ruajtja e informacioneve të ushtrimeve

Regjistroni informacionet e ushtrimeve dhe kaloritë e djegura duke përdorur veçorinë e ushtrimeve të S Health. Mund të shikoni ushtrimet tuaja dhe kaloritë e djegura në një grafik dhe t'i ndani të dhënat me të tjerët.

Shtypni Ushtrime.

Para se ta përdorni këtë veçori, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe fëmijët e vegjël, përdoruesit që vuajnë nga sëmundje, të tilla si sëmundje kronike të zemrës ose tensioni i lartë i gjakut, rekomandohet që të kërkojnë kujdes mjekësor nga një profesionist mjekësor i licensuar.

Nëse keni marrje mendsh, dhimbje ose keni vështirësi në frymëmarrje gjatë ushtrimit, mos e përdorni këtë veçori dhe kërkoni ndihmë nga një profesionist mjekësor i licensuar.

Fillimi i ushtrimeve

1 Në ekranin kryesor të Ushtrimeve, vendosni llojin e ushtrimit, aktivizoni ose çaktivizoni udhëzuesin me zë, zgjidhni muzikën e sfondit, dhe pastaj shtypni Fillo.

Pajisja regjistron kohën e ushtrimit dhe tregon progresin drejt arritjes të synimeve të ushtrimit.

114

Page 114
Image 114
Samsung SM-G900FZDAAVF, SM2G900FZKAMSR Ruajtja e informacioneve të ushtrimeve, Rivendosja e regjistrimeve të hapave ditorë