Zgjidhja e problemeve
•Pajisja juaj suporton fotografi dhe video të kapura me pajisjen. Fotografitë dhe videot e kapura me pajisje të tjera mund të mos funksionojnë mirë.
•Pajisja juaj suporton dosje multimediale që janë të autorizuara nga operatori juaj i shërbimit ose operatorët e shërbimeve të tjera. Disa përmbajtje që qarkullojnë në Internet, si ringtone, video ose figura sfondi, mund të mos funksionojnë mirë.
Nuk gjendet pajisja tjetër Bluetooth
•Sigurohuni që veçoria wireless Bluetooth është e aktivizuar në pajisjen tuaj.
•Sigurohuni që veçoria wireless Bluetooth është e aktivizuar në pajisjen me të cilën doni të lidheni.
•Sigurohuni që pajisja juaj dhe pajisjet e tjera Bluetooth janë brenda rrezes maksimale të Bluetooth (10 m).
Nëse këshillat e mësipërme nuk e zgjidhin problemin, kontaktoni me një Qendër Shërbimi Samsung.
Nuk krijohet lidhja kur lidhni pajisjen me një kompjuter
•Sigurohuni që kablli USB që po përdorni është i pajtueshëm me pajisjen tuaj.
•Sigurohuni që të keni të instaluar drajverin e duhur dhe të keni përditësuar kompjuterin.
•Nëse jeni përdorues i Windows XP, sigurohuni që keni të instaluar Windows XP Service Pack 3 ose më të lartë në kompjuerin tuaj.
•Sigurohuni që të keni instaluar Samsung Kies ose Windows Media Player 10 oose mët ë lartë në kompjuterin tuaj.
Pajisja nuk mund të gjejë vendndodhjen tuaj
Sinjalet GPS mund të pengohen në disa vende, si për shembull brenda. Vendoseni pajisjen që të përdorë
251