Cilësimet

Ekrani

Ndryshoni cilësimet për ekranin.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Ekrani.

Ndriçimi: Vendosni ndriçimin e pajisjes.

Tipi i shkronjës:

Stili i shkronjës: Ndryshoni llojin e fontit për tekstin e shfaqur.

Madhësia e fontit: Ndryshoni përmasën e fontit.

Rrotullimi i ekranit: Vendosni që përmbajtja të rrotullohet automatikisht kur kthehet pajisja.

Rrotullimi inteligjent: Vendoseni ndërfaqen që të mos rrotullohet sipas orientimit të fytyrës tuaj.

Ndriçimi inteligjent: Caktojeni për të parandaluar fikjen e dritës së pasme të ekranit gjatë kohës që shikoni ekranin.

Mbarim I kohes se ekranit: Vendosni kohën që pret pajisja para se të fikë dritën e ekranit.

Regjimi i ekranit:

Adapt Display: Përdoreni këtë metodë për të optimizuar ekranin sipas cilësimeve të ekranit.

Dinamik: Përdoreni këtë metodë për ta bërë tonin e shfaqjes më të gjallë.

Standard: Përdoreni këtë metodë për rrethana normale.

Foto profesionale: Përdoreni këtë metodë për ta bërë tonin e ekranit të duket si ngjyra reale.

Kinema: Përdoreni këtë metodë për ambiente të errëta, si për shembull në një dhomë të errët.

Rregullim automatik i tonin të ekranit: Vendoseni pajisjen që të kursejë energji duke rregulluar ndriçimin e ekranit.

Ëndërrim: Vendoseni pajisjen që të hapë një ruajtës ekrani kur pajisja është e lidhur me një dok ose karikues tavoline.

201

Page 201
Image 201
Samsung SM2G900FZWATSR, SM2G900FZKAMSR, SM2G900FZKATSR, SM-G900FZDAAVF manual Ekrani, Tipi i shkronjës, Regjimi i ekranit