Lidhja e rrjetit

Përdorimi i përshpejtuesit të shkarkimit

Përdoreni këtë veçori për të shkarkuar skedarë të mëdhenj përmes rrjeteve Wi-Fi dhe atyre celulare njëkohësisht. Para se ta përdorni këtë veçori, sigurohuni që lidhja e internetit celular dhe Wi-Fi të jenë aktivizuar. Një sinjal më i fortë Wi-Fi do të ofrojë shpejtësi më të lartë shkarkimi.

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Përmirësuesi i shkarkimit, dhe pastaj tërhiqeni çelësin Përmirësuesi i shkarkimit në të djathtë. Ose ndryshe, hapni panelin e cilësimeve të shpejta dhe shtypni Përm. shkark. për ta aktivizuar.

Mund t'ju vendosen tarifa shtesë kur shkarkoni skedarë përmes një rrjeti celular.

Kur shkarkoni dosje të mëdha, pajisja mund të nxehet. Nëse pajisja e tejkalon një temperaturë të caktuar, veçoria do të fiket.

Nëse sinjalet e rrjetit nuk janë të qëndrueshëm, mund të ndikohen shpejtësia dhe performanca e kësaj veçorie.

Nëse lidhjet Wi-Fi dhe të rrjetit celular kanë shpejtësi transferimi shumë të ndryshme, pajisja mund të përdorë vetëm lidhjen më të shpejtë.

Kjo veçori mbështet vetëm Hypertext Transmission Protocol (HTTP) 1.1. Veçoria nuk mund të përdoret me protokolle të tjerë, si HTTPS ose FTP.

Përdorimi i Çelësit të mençur të rrjetit

Përdoreni këtë veçori për të ruajtur një lidhje rrjeti të qëndrueshme kur shfletoni faqe, shkarkoni materiale dhe më shumë. Para se ta përdorni këtë veçori, sigurohuni që lidhja e internetit celular dhe Wi-Fi të jenë aktivizuar.

Mund t'ju vendosen tarifa shtesë kur e përdorni këtë veçori përmes një interneti celular.

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Wi-Fi, dhe pastaj shënoni Këmbim inteligjent rrjeti. Pasjisja kalon automatikisht nga një rrjet Wi-Fi në një rrjet celular kur rrjeti aktual Wi-Fi është i dobët ose i paqendrueshëm. Kur sinjali i rrjetit Wi-Fi bëhet i fortë, pajisja kalon nga rrjeti celular përsëri në rrjetin Wi-Fi.

51