Cilësimet

Bëji fjalëkalimet të dukshme: Vendoseni pajisjen që të shfaqë fjalëkalimet ashtu siç shkruhen.

Administratorët e pajisjes: Shikoni administratorët e pajisjes të instaluar në pajisje. Mund t'i lejoni administratorët e pajisjes që të aplikojnë rregulla të reja për pajisjen.

Burime të panjohura: Vendoseni pajisjen që të lejojë instalimin e aplikacioneve nga burime të panjohura.

Verifiko aplikacionet: Vendoseni pajisjen që të lejojë Google që të kontrollojë aplikacionet për sjellje të dëmshme para se t'i instaloni ato.

Përdit. të pol. sigurisë: Vendoseni pajisjen që të kontrollojë dhe shkarkojë përditësime sigurie.

Dërgo raporte të sigurisë: Vendoseni pajisjen që t'i dërgojë automatikisht Samsung raportet e përditësuara të sigurisë.

Lloji i magazinës: Vendosni një lloj ruajtjeje për skedarët kredencialë.

Kredenciale të besuara: Përdorni certifikatat dhe kredencialet për të siguruar përdorimin e sigurt të aplikacioneve të ndryshme.

Instalo nga memoria e pajisjes: Instaloni certifikatat e enkriptuara të ruajtura në memorjen USB.

Pastro kredencialet: Fshini përmbajtjet e kredencialeve nga pajisja dhe rivendosni fjalëkalimin.

Ndihmë

Hyni në informacionet e ndihmës për të mësuar përdorimin e pajisjes dhe aplikacioneve ose për të konfiguruar cilësime të rëndësishme.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Ndihmë.

Rreth pajisjes

Shikoni informacionet e pajisjes, modifikoni emrin e pajisjes ose përditësoni softuerët e pajisjes. Në ekranin Cilësimet, shtypni Rreth pajisjes.

214