Cilësimet

PROGRAME

Trajtuesi i aplikacioneve

Shikoni dhe menaxhoni aplikacionet në pajisjen tuaj.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Trajtuesi i aplikacioneve.

App-et e parazgjedhura

Zgjidhni një cilësim standard për përdorimin e aplikacioneve.

Në ekranin Cilësimet, shtypni App-et e parazgjedhura.

Baza: Zgjidhni një metodë për ekranin Fillestar.

Mesazhet: Zgjidhni një aplikacion standard për ta përdorur për mesazhet.

PASTRO PARAZGJEDHJET: Pastroni aplikacionet standarde të vendosura më parë për përdorimin e veçorive.

Telefonatë

Personalizoni cilësimet për veçoritë e thirrjeve.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Telefonatë.

Refuzimi i thirrjeve: Refuzoni automatikisht thirrjet nga numrat e caktuar të telefonit. Shtoni numra telefoni në listën e refuzimeve.

Për t'iu përgjigjur thirrjeve dhe për t'i përfunduar:

Duke shtypur tastin bazë: Vendoseni pajisjen që t'i përgjigjet një telefonate kur shtypni butonin Shtëpi.

Kontrolli zanor: Vendoseni pajisjen që t'i përgjigjet ose të refuzojë një thirrje me komanda me zë.

Tund dorën mbi pajisje: Kur vjen një thirrje, lëvizeni dorën majtas ose djathtas nëpër sensor për t'iu përgjigjur thirrjes.

Duke shtypur tastin ndezës: Vendoseni pajisjen që të mbyllë një thirrje kur shtypni butonin Energji.

215