Veçoritë me zë

Regj. makin

Rreth metodës së makinës

Përdoreni këtë metodë për të kontrolluar pajisjen ndërsa po i jepni makinës. Mund të dëgjoni mesazhe dhe muzikë duke përdorur komanda me zë dhe pa e prekur pajisjen.

Hapni panelin e cilësimeve të shpejta dhe shtypni Regj. makin për ta aktivizuar.

Mos shikoni ekranin ose mos bëni funksione me duar ndërsa i jepni makinës.

Hartat e navigimit, vendndodhja juaj aktuale dhe të dhënat e tjera të navigimit mund të ndryshojnë nga informacioni aktual për vendndodhjen. Gjithmonë duhet t'i kushtoni vëmendje kushteve të rrugës, trafikut dhe faktorëve të tjerë që mund të ndikojnë në mënyrën si ngisni makinën. Ndiqni të gjitha paralajmërimet dhe rregullat e sigurisë kur ngisni makinën.

Mund të tarifoheni ekstra kur përdorni veçorinë e navigimit.

Ky aplikacion mund të mos jetë i disponueshëm në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.

Kjo metodë nuk mbështetet në disa gjuhë.

Para se të përdorni këtë metodë

Sigurohuni që automjeti me të cilin lidheni të mbështetë veçorinë Bluetooth.

Sigurohuni që veçoria Bluetooth e pajisjes dhe e automjetit të jetë e aktivizuar kur e regjistroni automjetin me pajisjen.

131