Menaxheri i pajisjes & të dhënave
Transferimi i dosjeve midis pajisjes dhe një kompjuteri
Lëvizni dosjet audio, video, figura ose lloje të tjera nga pajisja në kompjuter, ose anasjelltas.
•Mos e shkëputni kabllin USB nga pajisja kur po transferoni skedarë. Bërja e kësaj mund të shkaktojë humbje të të dhënave ose dëmtim të pajisjes.
•Mos e shkëputni pajisjen nga kompjuteri kur luani skedarë të ruajtur në pajisje në një kompjuter të lidhur. Pasi të mbaroni luajtjen e skedarit, shkëputeni pajisjen nga kompjuteri.
•Pajisjet mund të mos lidhen mirë nëse janë lidhur përmes një hubi USB. Lidheni direkt pajisjen me portën USB të kompjuterit.
Lidhja si një pajisje media
1
2
3
Lidheni pajisjen me një kompjuter duke përdorur kabllin USB.
Hapni panelin e njoftimeve, dhe pastaj shtypni Lidhur si pajisje media →Pajisja media (MTP).
Shtypni Kamera (PTP) nëse kompjuteri juaj nuk suporton Media Transfer Protocol (MTP) ose nuk ka drajverin e duhur të instaluar.
Transferoni dosje midis pajisjes tuaj dhe kompjuterit.
191