Fillimi
3 Shtypeni kartën SIM ose USIM me gisht, dhe pastaj tërhiqeni jashtë.
Karikimi i baterisë
Përdoreni karikuesin për të karikuar baterinë para se ta përdorni për herë të parë. Mund të përdoret gjithashtu një kompjuter për të karikuar pajisjen duke e lidhur me anë të një kablli USB.
Përdorni vetëm karikuesit, bateritë dhe kabllot e aprovuar nga Samsung. Karikuesit ose kabllot e paaprovuar mund të bëjnë që bateria të pëlcasë ose të dëmtojë pajisjen.
•Kur bateria është e ulët, ikona e baterisë duket bosh.
•Nëse bateria është e shkarkuar plotësisht, pajisja nuk mund të ndizet menjëherë kur është lidhur me karikuesin. Lini kohë që bateria e shkarkuar të karikohet për disa minuta para se të ndizni pajisjen.
•Nëse përdorni shumë aplikacione njëherësh, aplikacione rrjeti, ose aplikacione që duan lidhje me një pajisje tjetër, bateria do të bjerë shpejt. Për të shmangur shkëputjen nga rrjeti ose humbjen e energjisë gjatë transferimit të të dhënave, gjithmonë përdorni këto aplikacione pasi ta keni karikuar baterinë plotësisht.
15