Munsesi hyrje

Formimi i tekstit duke përdorur tastierën

Për të shfaqur tastierën, shtypni fushën e vendosjes së tekstit, dhe pastaj shtypni dy herë me shpejtësi kudo mbi ekran.

Kur prekni tastierën me gisht, pajisja lexon me zë butonat e karaktereve nën gishtin tuaj. Kur ta dëgjoni karakterin që doni, lëshojeni gishtin nga ekrani për ta zgjedhur atë. Karakteri formohet dhe pajisja lexon tekstin me zë.

Nëse Futje e shpejtë tasti nuk është aktivizuar, lëshojeni gishtin nga karakteri që doni, dhe pastaj shtypni dy herë me shpejtësi kudo mbi ekran. Për të aktivizuar veçorinë e formimit të shpejtë, në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Munsesi hyrje Shikimi, dhe pastaj shënoni Futje e shpejtë tasti.

Formimi i karaktereve shtesë

Shtypni dhe mbani një buton mbi tastierë. Nëse ka në dispozicion karaktere të tjerë me anë të butonit, shfaqet një dritare kërcyese sipër tastierës e cila tregon karakteret. Për të zgjedhur një karakter, tërhiqeni gishtin mbi ekran derisa të dëgjoni karakterin që doni, dhe pastaj lëshojeni.

Ndryshimi i gjuhës hyrëse në tastierë

Për të shtuar gjuhët hyrëse, në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Gjuha dhe shkrimi. Pastaj shtypni pas Butona Samsung Përzgjidh gjuhët e hyrjes, dhe zgjidhni gjuhët.

Për të ndryshuar gjuhën e hyrjes nga tastiera ndërsa formoni tekst, shtypni dhe mbani shtypur , dhe pastaj zgjidhni një gjuhë.

Modifikimi i tekstit

Përdorni menunë lokale kontekstuale për të lëvizur kursorin ose për të kopjuar dhe ngjitur tekstin.

Hapni menunë lokale kontekstuale duke rrëshkitur gishtin lart dhe pastaj djathtas mbi ekran pa e lëshuar. Shtypni dhe mbani shtypur ekranin dhe vizatoni një rreth rrotull menusë me gisht për të eksploruar menunë. Pastaj, lëshojeni gishtin kur dëgjoni Change granularity. Shtypni përsëri ekranin dhe vizatoni një rreth rrotull menusë për të eksploruar menutë. Pastaj lëshojeni gishtin kur dëgjoni njësinë e leximit që doni.

Kur modifikoni tekstin, vendoseni njësinë e leximit në fjalë ose në karaktere për lehtësinë tuaj. Në metodën e zgjedhjes, pajisja zgjedh tekstin sipas njësisë të leximit që zgjodhët.

233