Cilësimet

Madhësia e orës: Ndryshoni përmasën e orës.

Shfaq datën: Vendoseni pajisjen që të tregojë datën me orën.

Shkurtorja e kamerës: Vendoseni pajisjen që të tregojë shkurtoren e kamerës në ekranin e kyçur.

Informacion për pronarin: Formoni informacionet që tregohen bashkë me orën.

Efekti i zhbllokimit: Zgjidhni një efekt që shikoni kur hapni ekranin.

Informacion i mëtejshëm: Vendoseni pajisjen që të shfaqë informacione në ekranin e kyçur për të treguar motin, ngjarjet e ardhshme ose numrin e hapave në ekranin e kyçur kur përdorni shokun e shëtitjes në S Health.

Tekst ndihmës: Vendoseni pajisjen që të tregojë tekstin e ndihmës në ekranin e kyçur.

Dritare shumëfish

Vendoseni pajisjen që të përdorë Multi Window.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Dritare shumëfish, dhe tërhiqeni çelësin Dritare shumëfish në të djathtë.

Hap në multi-window: Vendoseni pajisjen që të aktivizojë veçorinë Multi Dritare kur hapni skedarë nga Skedarët e Mi ose Video. Gjithashtu, pajisja aktivizon këtë veçori kur shikoni bashkëngjitjet në mesazhe.

Paneli i njoftimeve

Personalizoni artikujt që shfaqen në panelin e njoftimeve.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Paneli i njoftimeve.

Rregullimi i ndriçimit: Vendoseni pajisjen që të shfaqë shufrën e rregullimit të ndriçimit në panelin e njoftimeve.

Aplikacionet e rekomanduara: Vendoseni pajisjen që të shfaqë një listë të aplikacioneve të rekomanduara në panelin e njoftimeve në bazë të veprimeve tuaja, si për shembull lidhja e një kufjeje me pajisjen.

Butonat cilës. të shpejtë: Rregulloni butonat e vendosjeve të shpejta që shfaqen në panelin e njoftimeve.

203

Page 203
Image 203
Samsung SM-G900FZKATOP, SM2G900FZKAMSR, SM2G900FZKATSR, SM-G900FZDAAVF, SM-G900FZWATOP Dritare shumëfish, Paneli i njoftimeve