Fillimi

Heqja e kartës të memorjes

Para se të hiqni kartën e memorjes, së pari çmontojeni për ta hequr në mënyrë të sigurt. Në ekranin Fillestar, shtypni Aplikacione Cilësimet Memoria Shkëpute kartën SD.

1

2

3

Hiqeni kapakun e pasëm.

Nxirreni jashtë kartën e memorjes.

Rivendoseni kapakun e pasëm.

Mos e hiqni kartën e memorjes ndërkohë që pajisja po transferon ose po përdor informacionet. Nëse veproni kështu mund të humbisni, korruptoni ose dëmtoni të dhënat e kartës të memorjes ose pajisjes. Samsung nuk është përgjegjës për humbjet që mund të shkaktohen nga keqpërdorimi i kartave të dëmtuara të memorjes, përfshirë humbjen e të dhënave.

Formatimi i kartës të memorjes

Një kartë memorje e formatuar në një kompjuter mund të mos jetë e pajtueshme me pajisjen. Formatojeni kartën e memorjes në pajisje.

Në ekranin Fillestar, shtypni Aplikacione Cilësimet Memoria Formato kartën SD Formato kartën SD Fshij të gjitha.

Para se të formatoni kartën e memorjes, mos harroni të krijoni kopje rikuperimi për të gjitha të dhënat e rëndësishme të ruajtura në pajisje. Garancia e prodhuesit nuk mbulon humbjen e të dhënave të shkaktuar nga veprimet e përdoruesit.

19