Lidhja me pajisje të tjera
Para se të përdorni këtë veçori
•Sigurohuni që veçoria Bluetooth të jetë e aktivizuar në pajisjen tuaj dhe në pajisjet me të cilat doni të lidheni.
•Sigurohuni që të dyja pajisjet të jenë të dukshme në pajisje të tjera Bluetooth.
Çiftimi me pajisje të tjera Bluetooth
1
2
Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet →Bluetooth, tërhiqeni çelësin Bluetooth në të djathtë dhe pastaj shtypni Kërko. Pajisjet e zbuluara do të jenë të renditura.
Për ta bërë pajisjen të dukshme në pajisje të tjera, shtypni emrin e pajisjes.
Zgjidhni një pajisje me të cilën ta çiftoni.
Nëse pajisja juaj është çiftuar më përpara me pajisjen tjetër, shtypni emrin e pajisjes pa konfirmuar kodin e gjeneruar automatikisht.
3 Pranoni kërkesën e autorizimit të Bluetooth në të dyja pajisjet për ta konfirmuar.
Dërgimi dhe marrja e të dhënave
Shumë aplikacione suportojnë transferim të dhënash me anë të Bluetooth. Mund të ndani të dhëna, si kontakte ose dosje mediatike, me pajisje të tjera Bluetooth. Veprimet e mëposhtme janë një shembull i dërgimit të një figure te një pajisje tjetër.
Dërgimi i një figure
1
2
Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Galeria.
Zgjidhni një figurë.
177