Munsesi hyrje
Ndalimi i reagimit me zë
Hapni menunë globale kontekstuale duke rrëshkitur gishtin poshtë dhe pastaj djathtas mbi ekran pa e lëshuar. Kur zgjidhni Pause feedback në pjesën sipër majtas ekranit, reagimi me zë ndalon.
Kur ndalohet reagimi me zë, mund ta vazhdoni atë duke rrotulluar ekranin ose me metoda të tjera. Për të ndryshuar metodën për vazhdimin e reagimit me zë, në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet →Munsesi hyrje →Shikimi →TalkBack →Cilësimet →Resume from suspend. Pastaj, zgjidhni një opsion.
Për të ndryshuar gjestin e shkurtores për të hapur menunë globale kontekstuale, shikoni Konfigurimi i cilësimeve për gjestet e shkurtoreve.
Përdorimi i veçorisë të navigimit të shpejtë
Me veçorinë e navigimit të shpejtë mund të përdorni menutë duke vizatuar një rreth mbi ekran pa rrëshkitur lart ose poshtë për të gjetur një artikull.
Hapni menunë globale kontekstuale duke rrëshkitur gishtin poshtë dhe pastaj djathtas mbi ekran pa e lëshuar. Shtypni dhe mbani shtypur ekranin dhe vizatoni një rreth rrotull menusë me gisht për të eksploruar menutë. Pastaj, lëshojeni gishtin kur të dëgjoni Quick navigation. Shtypni përsëri ekranin dhe vizatoni një rreth rrotull menusë me gisht për të eksploruar menutë. Pastaj, lëshojeni gishtin kur dëgjoni menunë që doni.
Shtimi dhe menaxhimi i etiketave të figurave
Mund të caktoni etiketa për imazhet mbi ekran. Pajisja i lexon me zë etiketat kur zgjidhen imazhet. Shtoni etiketa në imazhet e paetiketuara duke përdorur menunë kontekstuale lokale.
Hapni menunë lokale kontekstuale duke rrëshkitur gishtin lart dhe pastaj djathtas mbi ekran pa e lëshuar. Shtypni dhe mbani shtypur ekranin dhe vizatoni një rreth rrotull menusë me gisht për të eksploruar menutë. Kur dëgjoni menunë shto etiketë, lëshojeni gishtin për të shtuar etiketa.
Për të parë etiketat, në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet →Munsesi hyrje →Shikimi
→TalkBack →Cilësimet →Manage custom labels.
229