Cilësimet

Siguria

Ndryshoni parametrat për të siguruar pajisjen dhe kartën SIM ose USIM.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Siguria.

Enkripto pajisjen: Vendosni një fjalëkalim për të enkriptuar të dhënat e ruajtura në pajisje. Duhet të fusni fjalëkalimin çdo herë që ndizni pajisjen.

Ngarkoni baterinë përpara se të aktivizoni këtë cilësim, sepse mund të marrë më shumë se një orë për të enkriptuar të dhënat tuaja.

Enkripto kartën e jashtme SD: Vendoseni pajisjen që të enkriptojë të gjitha dosjet në një kartë memorje.

Nëse e rivendosni pajisjen në vlerat fillestare nga fabrika me këtë cilësim të aktivizuar, pajisja nuk do të mund t'i lexojë skedarët tuaj të enkriptuar. Çaktivizoni këtë cilësim përpara se të rivendosni pajisjen.

Kontrollet në distancë: Vendoseni pajisjen që të lejojë kontrollin nga larg të pajisjes tuaj të humbur ose të vjedhur me anë të Internetit. Për të përdorur këtë veçori, duhet të hyni në llogarinë tuaj Samsung.

REGJISTRIMI I LLOGARISË: Shtoni ose shikoni llogarinë tuaj në Samsung.

Përdor rrjete pa tel: Vendoseni pajisjen që të lejojë mbledhjen e të dhënave të vendndodhjes ose të përcaktojë vendndodhjen e pajisjes tuaj të humbur ose të vjedhur me anë të Wi-Fi ose rrjeteve celulare.

Njoftimi i ndryshimit SIM: Aktivizoni ose çaktivizoni veçorinë Gjej celularin tim e cila ndihmon të gjeni pajisjen kur është vjedhur ose ka humbur.

Shko te Website: Hapni faqen e internetit Gjej celularin tim (findmymobile.samsung.com). Mund të gjurmoni dhe të kontrolloni pajisjen tuaj të vjedhur ose të humbur në faqen e Internetit Gjej celularin tim.

Bllokimi i riaktivizimit: Vendoseni pajisjen që të kërkojë llogarinë tuaj Samsung pasi pajisja të jetë rivendosur për të mos lejuar të tjerët që ta riaktivizojnë pajisjen.

Konfiguro Bllokimin e kartës SIM:

Blloko kartën SIM: Aktivizoni ose çaktivizoni veçorinë e kyçjes PIN për të kërkuar kodin PIN para se të përdorni pajisjen.

Ndërro PIN-in e SIM-it: Ndryshoni PIN-in e përdorur për të përdorur të dhënat e SIM ose USIM.

213

Page 213
Image 213
Samsung SM2G900FZKATOP, SM2G900FZKAMSR, SM2G900FZKATSR, SM-G900FZDAAVF manual Siguria, Konfiguro Bllokimin e kartës SIM