S Health

Informacionet personale të grumbulluara nga S Health mund të ruhen në pajisje vetëm për qëllime informative. Samsung nuk merr, ruan dhe as nuk transmeton informacionet tuaja personale. (Por nëse hyni në llogarinë tuaj Samsung nga S Health, të dhënat tuaja mund të ruhen në server për qëllime të rikuperimit të të dhënave.) Informacionet personale mund të ruhen deri në plotësimin e këtyre qëllimeve. Mund t'i fshini të dhënat personale të ruajtura nga S Health me opsionin Reset data në menunë Settings ose duke ç'instaluar aplikacionin. Rivendosja e të dhënave do t'i fshijë të gjitha informacionet e ruajtura në server. Për të fshirë të dhënat që keni ndarë me rrjetet shoqërore ose që keni transferuar në pajisje ruajtjeje, ju duhet t'i fshini ato veçmas.

Ju mbani përgjegjësi të plotë për përdorimin e papërshtatshëm të të dhënave të ndara në rrjetet shoqërore ose të transmetuara tek të tjerë. Bëni kujdes kur ndani të dhënat tuaja personale me të tjerë.

Për t'i siguruar informacionet tuaja personale, në ekranin kryesor të S Health, shtypni Cilësimet Fjalëkalimi, dhe pastaj zgjidhni një fjalëkalim.

Nëse pajisja është e lidhur me pajisjet matëse, verifikoni protokollin e komunikimit për të konfiguruar përdorimin e duhur. Nëse përdorni një lidhje pa tela, si Bluetooth ose ANT+, pajisja mund të ndikohet nga interferenca elektronike prej pajisjeve të tjera. Mos e përdorni pajisjen pranë pajisjeve të tjera që transmetojnë valë radio.

Materialet e përdorura në aplikacionin S Health mund të ndryshojnë në varësi të versionit të softuerit të aplikacionit. Shërbimet e ofruara me aplikacionin janë subjekt i ndryshimit ose anulimit të mbështetjes teknike pa njoftim paraprak.

125