Multimedia
Për të dëgjuar këngë në nivele të barabarta volumi, shtypni →Cilësimet, dhe pastaj shënoni Volumi inteligjent.
Kur aktivizohet Volumi inteligjent volumi mund të përfundojë më i lartë se niveli i volumit të pajisjes. Bëni kujdes që të shmangni ekspozimin për kohë të gjatë për të parandaluar dëmtimet e dëgjimit tuaj.
Volumi inteligjent mund të mos aktivizohet për disa dosje.
Për të vendosur një tingull të personalizuar ndërsa dëgjoni këngë me një kufje me mikrofon, shtypni →Cilësimet →Adapt Sound →Aktiv.
Kur e aktivizoni këtë opsion për herë të parë, shtypni Nis për të rregulluar tingullin. Pajisja fillon një seri testesh tingujsh për të rregulluar nivelin e tingujve dhe fillon të tingëllojë. Shtypni Po nëse mund ta dëgjoni tingullin ose Jo nëse nuk mundeni. Përsëriteni këtë hap për çdo test derisa rregullimi i tingullit të ketë mbaruar. Pastaj, shënoni Tingulli për muzikë për ta aplikuar opsionin kur dëgjoni muzikë.
Kur ngrini volumin në nivelin 14 ose më lart, opsioni i përshtatjes së zërit nuk zbatohet për luajtjen e muzikës. Kur ulni volumin në nivelin 13 ose më poshtë, ky opsion zbatohet përsëri.
Vendosja e një kënge si rington ose ton alarmi
Për të përdorur këngën që po luhet aktualisht si rington ose ton alarmi, shtypni →Cilëso si → Që nga fillimi ose Rekomandime automatike, zgjidhni një opsion dhe pastaj shtypni Kryer.
Krijimi i listave
Bëni zgjedhjen tuaj të këngëve.
Shtypni Muzika në ekranin e Aplikacioneve.
Shtypni List lex. →→Krijo listë leximesh. Formoni një titull dhe shtypni OK. Shtypni , zgjidhni këngët për t'i përfshirë, dhe pastaj shtypni Kryer.
Për të shtuar këngën që luhet aktualisht në listën e luajtjes, shtypni , dhe zgjidhni listën e luajtjes.
140