Cilësimet

Cilësime shtesë:

ID e telefonuesit: Shfaqni ID-në e telefonuesit palëve të treta për thirrjet dalëse.

Përcjellje e telefonatave: Devijoni thirrjet hyrëse në një numër tjetër.

Kodi automatik i zonës: Vendoseni pajisjen që të vendosë një prefiks (zone ose kod shteti) automatikisht para një numri telefoni.

Bllokimi i telefonatave: Bllokoni thirrjet hyrëse ose dalëse.

Telefonata në ardhje: Lejoni lajmërimet e thirrjeve hyrëse kur një thirrje tjetër është në progres.

Ritelefonim automatik: Aktivizoni rithirrjen automatike për thirrjet që nuk u lidhën ose u ndërprenë.

Numrat e telefonave fiksë: Aktivizoni ose çaktivizoni metodën FDN për të kufizuar thirrjet në numrat në listën FDN. Formoni PIN2 të dhënë me kartën tuaj SIM ose USIM.

Zilet dhe tonet e tast.:

Tonet e ziles: Shtoni ose zgjidhni një rington për thirrjet hyrëse.

Dridhjet: Shtoni ose zgjidhni një strukturë dridhjeje.

Dridhje kur bie zilja: Vendoseni pajisjen që të dridhet dhe të luajë një rington për thirrjet hyrëse.

Toni i tast. për thirrje: Vendoseni pajisjen që të tingëllojë kur shtypni butonat mbi tastierë.

Personalizo ting. e thirrjes: Zgjidhni një lloj tingulli thirrjeje për ta përdorur me kufjen me mikrofon.

Reduktimi i zhurmës: Vendoseni pajisjen që të heqë zhurmën në sfond në mënyrë që pala tjetër t'ju dëgjojë më qartë.

Foto e thirrjes video: Zgjidhni një figurë që do t'i tregohet palës tjetër.

Shërbimi i postës zanore: Zgjidhni ose vendosni operatorin e shërbimit të postës zanore.

Cilësimet e postës zanore: Formoni numrin për të përdorur numrin e postës zanore. Merreni këtë numër nga operatori i shërbimit.

Tingulli: Zgjidhni një rington për postat zanore të reja.

Dridhje: Vendoseni pajisjen që të dridhet kur vijnë posta zanore.

Llogaritë: Vendoseni pajisjen që të pranojë thirrjet IP dhe të ndërtojë llogaritë tuaja për shërbimet e thirrjeve IP.

Përdor thirrjen përmes Internetit: Vendosni nëse doni të përdorni shërbimet e thirrjeve IP për të gjitha thirrjet ose vetëm për thirrjet IP.

217