Cilësimet
SISTEMI
Gjuha dhe shkrimi
Ndryshoni parametrat për futjen e tekstit. Disa opsione mund të mos jenë të disponueshme në varësi të gjuhës të zgjedhur.
Në ekranin Cilësimet, shtypni Gjuha dhe shkrimi.
Gjuha
Zgjidhni një gjuhë shfaqjeje për të gjitha menutë dhe aplikacionet.
Default
Zgjidhni një lloj tastiere të parazgjedhur për futjen e tekstit.
Butona Samsung
Për të ndryshuar cilësimet e tastierës Samsung, shtypni .
Opsionet e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
•English(UK): Zgjidhni një faqosje standarde të tastierës.
•Përzgjidh gjuhët e hyrjes: Zgjidhni gjuhët për hyrjen e tekstit.
•Mënyra parashikuese: Aktivizoni metodën e tekstit parashikues për të parashikuar fjalët në bazë të futjes tuaj dhe të tregojë sugjerime fjalësh. Mund dhe të personalizoni cilësimet e parashikimit të fjalëve.
•Zëvendësim automatik: Vendoseni pajisjen që të korrigjojë fjalë të shkruara gabim ose të paplota duke shtypur butonin hapësirë ose shenjën e pikës.
•Shkurtoret e mia: Vendosni shkurtore numrash për tekstin e përdorur shpesh. Mund të shtypni dhe mbani shtypur një numër për të futur tekstin e paracaktuar.
•Kapitalizim automatik: Vendoseni pajisjen që të kapitalizojë automatikisht shkronjën e parë pas një shenje mbyllëse pikësimi, si për shembull një pikë, pikëpyetje ose pikëçuditëse.
•Hapësirë automatike: Vendoseni pajisjen që të vendosë automatikisht një hapësirë midis fjalëve.
•Pikësim automatik: Vendoseni pajisjen që të futë një pikë kur shtypni dy herë shufrën e hapësirës.
208