Cilësimet
Regjimi bllokues
Zgjidhni cilat njoftime do të bllokohen ose vendosen që të lejojnë njoftimet për telefonata nga kontaktet specifike në metodën e bllokimit.
Në ekranin Cilësimet, shtypni Regjimi bllokues, dhe tërhiqeni çelësin Regjimi bllokues në të djathtë.
Regjimi privat
Vendoseni pajisjen që të mos i lejojë të tjerët të përdorin materialet tuaja personale duke aktivizuar metodën private.
Në ekranin Cilësimet, shtypni Regjimi privat, dhe pastaj tërhiqeni çelësin Regjimi privat në të djathtë.
•Mënyra e zhbllokimit: Vendosni ose ndryshoni metodën e hapjes për të aktivizuar metodën private.
Skaneri i gishtave
Regjistroni shenjat tuaja të gishtave në pajisje për ta siguruar pajisjen ose për të hyrë në llogarinë tuaj në Samsung.
Në ekranin Cilësimet, shtypni Skaneri i gishtave.
•Menaxheri i sh. gishtave: Regjistroni ose fshini informacione të shenjave të gishtave.
•Ndërro fjalëkal. altern.: Ndryshoni fjalëkalimin alternativ për ta përdorur nëse pajisja nuk njeh shenjën e gishtit.
•Bllokimi i ekranit: Vendosni një metodë hapjeje dhe një fjalëkalim alternativ.
•Verif. llogarinë Samsung: Vendoseni pajisjen që të verifikojë llogarinë tuaj Samsung me shenjat e gishtave.
•Paguaj me PayPal: Vendoseni pajisjen që të verifikojë llogarinë tuaj në PayPal dhe të autorizojë blerjet duke përdorur shenjat e gishtave tuaj.
Kjo veçori mund të mos jetë e disponueshme në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
205