Fillimi

5 Pasi të jetë karikuar plotësisht, shkëputeni pajisjen nga karikuesi. Së pari hiqeni karikuesin nga pajisja, dhe pastaj hiqeni atë nga priza elektrike.

Mos e hiqni baterinë para se të hiqni karikuesin. Kjo mund të dëmtojë pajisjen.

Për të kursyer energjinë, hiqeni karikuesin nga priza kur nuk e përdorni. Karikuesi nuk ka çelës energjie, prandaj duhet ta hiqni atë nga priza elektrike kur nuk e përdorni për të mos shpërdoruar energji. Karikimit duhet të qëndrojë pranë prizës elektrike dhe të arrihet me lehtësi gjatë ngarkimit.

6 Mbylleni kapakun e fishës universale.

Sigurohuni që kapaku i fishës universale të jetë mbyllur mirë.

Ulja e konsumit të baterisë

Pajisja juaj ka opsione që ju ndihmojnë të kurseni baterinë. Duke i personalizuar këto opsione dhe duke çaktivizuar veçori në sfond, ju mund ta përdorni pajisjen për kohë më të gjatë midis karikimeve:

Kur nuk po e përdorni pajisjen, kaloni në modalitetin e gjumit duke shtypur butonin Energji.

Mbyllni aplikacionet e panevojshme me menaxherin e detyrave.

Çaktivizoni veçorinë Bluetooth.

Çaktivizoni veçorinë Wi-Fi.

Çaktivizoni sinkronizimin automatik të aplikacioneve.

Ulni kohën e dritës.

Ulni ndriçimin e ekranit.

17