Cilësimet

Treguesi LED:

Në ngarkim: Vendoseni pajisjen që të ndezë dritën e njoftimit kur po karikoni baterinë.

Bateria e dobët: Vendoseni pajisjen që të ndezë dritën e njoftimit kur bateria është e ulët.

Njoftimet: Vendoseni pajisjen që të ndezë dritën e njoftimit kur keni thirrje, mesazhe ose njoftime të humbura.

Regjistrim zanor: Vendoseni pajisjen që të ndezë dritën e njoftimit kur regjistroni memo me zë.

Kohëzgjatja e dritës së tastit me prekje: Vendosni kohëzgjatjen që qëndron ndezur ndriçimi për aplikacionet e Fundit dhe butonat Prapa.

Rrit ndjeshm. në prekje: Vendoseni pajisjen që të lejojë përdorimin e ekranit me doreza të veshura.

Në varësi të llojit të materialit që vishni ndërsa prekni pajisjen, disa komanda mund të mos njihen.

Sfondi

Ndryshoni parametrat për figurën e murit.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Sfondi.

Faqja bazë: Zgjidhni një figurë sfondi për ekranin Fillestar.

Kyç ekranin: Zgjidhni një figurë sfondi për ekranin e kyçur.

Ekranet bazë dhe kyçje: Zgjidhni një figurë sfondi për ekranin Fillestar dhe ekranin e kyçjes.

Kyç ekranin

Ndryshoni cilësimet për ekranin e kyçur.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Kyç ekranin.

Bllokimi i ekranit: Aktivizoni veçorinë e kyçjes të ekranit. Opsionet e mëposhtme mund të ndryshojnë, në varësi të veçorisë të zgjedhur të për kyçjen e ekranit.

Ora dyfishe: Vendoseni pajisjen që të tregojë orën dyshe.

202