Zgjidhja e problemeve

Pajisja juaj bëhet shumë e nxehtë në prekje

Kur përdorni aplikacione që kërkojnë më shumë energji ose përdorni aplikacione në pajisjen tuaj për një periudhë të gjatë kohe, pajisja juaj mund të nxehet në prekje. Kjo është normale dhe nuk ndikon në jetëgjatësinë ose ecurinë e pajisjes tuaj.

Mesazhe gabimi shfaqen kur hapet kamera

Pajisja juaj duhet të ketë memorje dhe bateri të mjaftueshme për të përdorur aplikacionin e kamerës. Nëse merrni mesazhe gabimi kur hapni kamerën, provoni të mëposhtmet:

Karikojeni baterinë ose ndërrojeni me një bateri që është karikuar plotësisht.

Lironi disa memorje duke transferuar dosjet në një kompjuter ose duke i fshirë ato nga pajisja.

Rindizeni pajisjen. Nëse përsëri keni probleme me aplikacionin e kamerës edhe pasi keni provuar këto këshilla, kontaktoni me një Qendër Shërbimi Samsung.

Cilësia e fotografisë është më e dobët se pamja

Cilësia e fotografive tuaja mund të ndryshojë, në varësi të ambientit dhe teknikave të fotografisë që përdorni.

Nëse bëni fotografi në vende të errëta, natën, ose brenda, mund të ndodhë zhurmë imazhi ose imazhet mund të jenë pa fokus.

Mesazhe gabimi shfaqen kur hapni dosje multimediale

Nëse merrni mesazhe gabimi ose dosjet multimediale nuk luhen kur i hapni në pajisjen tuaj, provoni të mëposhtmet:

Lironi disa memorje duke transferuar dosjet në një kompjuter ose duke i fshirë ato nga pajisja.

Sigurohuni që dosja e muzikës nuk është e mbrojtur nga Digital Rights Management (DRM). Nëse dosja është e mbrojtur nga DRM, sigurohuni që keni licensën e duhur ose çelësin për të luajtur dosjen.

Sigurohuni që formatet e skedarëve të mbështeten nga pajisja. Nëse një format skedari nuk mbështetet, si për shembull DivX ose AC3, instaloni një aplikacion që e mbështet. Për të konfirmuar formatet e dosjeve që suporton pajisja juaj, vizitoni www.samsung.com.

250