
Munsesi hyrje
Leximi i informacionit me zë nga dokumentet ose imazhet
Bëni foto të dokumenteve ose kartëvizitave dhe nxirrni tekstin nga to. Pajisja lexon gjithashtu ngjyrat dhe informacionet e strukturës kur bëni foto të imazheve me ngjyra ose me struktura. Hyni në Samsung Apps, dhe shkarkoni e instaloni Lexuesi optik.
Shtypni Lexuesi optik në ekranin e Aplikacioneve.
Për të zgjedhur gjuhët që do të njihen, zgjidhni →Cilësimet e gjuhës.
Përdorimi i metodës të dokumentit
Metoda standarde e këtij aplikacioni është metoda e dokumentit. Kur po përdorni metodën e ngjyrës/strukturës, zgjidhni për të kaluar në metodën e dokumentit. Në metodën e dokumentit, kur bëni foto të dokumenteve ose kartëvizitave, pajisja shfaq tekstin e nxjerrë.
Vendosni një objekt mbi një sipërfaqe të sheshtë dhe zgjidhni . Kur TalkBack është i aktivizuar, pajisja lexon automatikisht me zë tekstin mbi ekran pas bërjes të një fotoje.
Për të nxjerrë tekstin nga një imazh i ruajtur, zgjidhni →Ngarko imazhin.
Për të lexuar me zë tekst mbi ekran kur është TalkBack është i çaktivizuar, zgjidhni →Tekst në
bisedë.
Përdorimi i metodës të ngjyrës/strukturës
Për të përdorur metodën e ngjyrës/strukturës, aktivizoni TalkBack.
Zgjidhni për të kaluar në metodën e ngjyrës/strukturës. Në metodën e ngjyrave/strukturave, pajisja tregon informacionet e ngjyrave dhe strukturave të objekteve kur bëni foto. Pajisja identifikon artikujt, si ngjyrat dhe strukturat e përdorura shpesh. Kjo metodë i ndihmon përdoruesit me kufizim të shikimit që të zgjedhin ngjyrat ose strukturat që dëshirojnë.
Kapeni objektin brenda shikuesit të pamjes të pajisjes dhe zgjidhni . Pajisja bën një foto dhe identifikon ngjyrën dhe strukturën e objektit. Kur pajisja mbaron me identifikimin e objektit, ajo lexon automatikisht me zë ngjyrën e objektit dhe informacionet e strukturës.
Rezultatet e informacionit të ngjyrës mund të ndryshojnë në varësi të kushteve të dritës. Sigurohuni që të bëni foto në kushte me ndriçim në metodën e ngjyrës dhe strukturës.
235